
Reshjet e shumtë ta shirave kanë shkaktuar disa komplikime në qytetin e Lezhës.
Siç bën të ditur për “MCN live”, korrespodenti nga Lezha, Jul Simoni, reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të rrjeteve të kanalizimit që kanë shkaktuar më pas vërshime në disa lagje të qytetit.
Në fakt reshjet e shiut që kanë nisur që dje, dhe po vijojnë sot me intensitet të lartë po vijojnë të jenë prezentë rrebeshet e shiut, kanë krijuar probleme ne qytetin e Lezhës ku sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e prurjeve duke bere që uji të dal në sipërfaqe dhe të vërshojë në lagje të qytetit.
Situata më problematike paraqiten ne bllokun e banimit ’11 janari’ te lagjen Besëlidhja e poashtu në bulevardin ‘Gjegj Fishta’, ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra duke vështirësuar lëvizjet e këmbësoreve dhe automjeteve dhe duke bllokuar edhe hyrjet e pallateve.
Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike që po punon për hapjen e pusetave dhe pastrimin e materialëve te ngurta të sjellë nga prurjet e shumta në mënyrë që të pastrohet.
Kjo situatë pritet të jenë prezentë gjatë terë ditës së sotme fatmirësisht nuk ka dëme deri tani.



