Vdes në paraburgim i arrestuari për vjedhje, prokuroria e Korçës nis hetimet (VIDEO)

Vdes në paraburgim i arrestuari për vjedhje, prokuroria e Korçës nis hetimet (VIDEO)

Një 27-vjeçar i arrestuar për vjedhje me dhunë u gjet i vdekur sot në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë Korçë.

Enea Ftoj, banues në Korçë, ishte ndaluar në datë 14.05.2018, për veprën penale "vjedhje me dhunë". Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 27-vjeçari ka qenë përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Në lidhje me ngjarjen, prokuroria e Korçës ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.

Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e ambienteve të komisariatit dhe dhomave të sigurisë. Po ashtu, po pyeten edhe efektivët e policisë që kanë qenë në detyrë gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e sotëm. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së 27-vjeçarit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy