Dogji tokën e tij bashkë me 70 koshere blete të komshiut, arrestohet 68-vjeçari në Përmet

Dogji tokën e tij bashkë me 70 koshere blete të komshiut, arrestohet 68-vjeçari në Përmet

Policia e Përmetitr bënë me dije se ka arrestuar një 68-vjeçar, pasi ky i fundit akuzohet për zjarrvënie.

Novruz Ismaili ndezi zjarrin për të djegur disa barishte në tokën e tij por flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë në pronësi të shtetasit R. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Përmet/Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë, vihet në pranga një shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, ndaluan shtetasin N. I., 68 vjeç, banues në fshatin Kosinë, Përmet.Ky shtetas në datën 27.09.2021 ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve në tokën e tij dhe si pasojë zjarri i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë në pronësi të shtetasit R. N. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy