
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve, një person ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ndërkohë nga 1 mijë e 57 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, kanë rezultuar 37 raste të reja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve janë shëruar gjithsejtë 55 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 812 persona në Kosovë.



