Policët mbajnë leckën në dorë, lavazhieri mban kallashin

Policët mbajnë leckën në dorë, lavazhieri mban kallashin

Me pak fjalë mund të themi se Shqipëria është vendi i çudirave. Një situatë sa komike aq edhe frikshme ka ndodhur në një lavazh të kryeqytetit ku klienti i radhës ishte furgoni policies.

Një i ri ka postuar foto në rrjetin social “Facebook”, disa foto me armën e Policisë së Shtetit. Në foto duket një nga policët, i cili mban një leckë në dorë, mesa duket i është futur vetë punës për të larë furgonin e policisë.

Ndërsa lavazhieri, ka marrë armën e policit dhe ka bërë foto, të cilat me shumë krenari i ka postuar më pas edhe në Facebook, duke thënë se tani vetëm bombat i mungojnë.

Për rastin në fjalë nuk dihet se kush ka qenë fotografi, pasi do jetë kulmi nëse ka qenë ndonjë nga çunat e Shqiponjës që e ka nxjerr në foto.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy