
Policia e Elbasanit ka njoftuar sot se pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, ka shoqëruar sot tre persona si dëshmitarë në ngjarjen që ndodhi mes pedagogut Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca në Labinot.
Mësohet se të tre kanë qenë gjithashtu në lokal në momentin e sherrit mes tyre, por nuk dihet se cili ka qenë roli i tyre.
Kandidati i PD në qarkun e Elbasanit tha se Luca e sulmoi fizikisht dhe e kërcënoi me jetë, ndërkohë që iu drejtuara organeve ligjzbatuese lidhur me ngjarjen.
Nga ana tjetër Luca deklaroi se Boçi ishte provokatori, duke e cilësuar atë si një politikan rrugaç dhe akuzuar se i mori telefonin pasi i kishte rënë nga xhepi.



