
Një vatër zjarri është ndezur sot në vendin e quajtur “Livadhet e Karajt” në fshatin Koçaj, të Bulqizës.
Flakët po favorizohen nga era e fortë dhe deri më tani janë djegur disa dhjetëra hektarë pyje e kullota.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/informacion paraprak Në fshatin Koçaj, njësia administrative Fushë-Bulqizë, ka rënë zjarr në një zonë me barishte dhe shkurre.
Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorësinë e këtij rasti.



