I burgosuri rumun ndërron jetë në burgun e Shkodrës

I burgosuri rumun ndërron jetë në burgun e Shkodrës

Një i burgosur rumun ka ndërruar jetën, ndërsa ndodhej në burgun e Shkodrës, i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe drogë.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se ditwn e sotme në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, 21 vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

 

I riu ishte arrestuar më datë 7 tetor 2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10 tetor 2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

 

21-vjeçari është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, ç’ka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. 

 

Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

 

Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë.

 

Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy