
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, pas dy muajsh hetime për dyshime të një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, finalizoi operacionin e koduar "Station".
Gjatë operacionit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. P., 39 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, në banesë, dhe më pas i shiste ato në lagje të ndryshme të Lushnjës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.
Po punohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



