Nivicë, gjendet i vdekur në një banesë të braktisur një emigrant egjiptian

Nivicë, gjendet i vdekur në një banesë të braktisur një emigrant egjiptian

Një emigrant nga Egjipti është gjetur i vdekur në një banesë të braktisur në fshatin Nivicë.

 

Efektivët e policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 4 prill, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

 

Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy