Dy persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Korçës pas një sherri banal të nisur në ambientet e një lokali e që më pas ka degraduar në përdorimin e armëve jashtë tij.
Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku 33-vjeçari, Igli Hoti u plagos në këmbë me armë zjarri ndërsa shtetasi Artan Qershori me mjete të renda.



