Dy 18-vjeçarë nga Kosova arrestohen për vjedhje në Lezhë

Dy 18-vjeçarë nga Kosova arrestohen për vjedhje në Lezhë

Dy 18-vjeçarë nga Kosova janë arrestuar disa orë pasi vodhën një tabakino gjatë orëve të natës. 

Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen. Ndërkaq “blutë” u kanë sekuestruar automjetin.        

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:   

 A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.   

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor “Milot-Lezhë” dhe më pas kanë tentuar të largohen me automjet, drejt Malit të Zi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy