Sekuestrohen fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë 800 mijë lekë, procedohen penalisht dy shtetas në Vlorë

Sekuestrohen fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë 800 mijë lekë, procedohen penalisht dy shtetas në Vlorë

Patrullimet gjatë ditëve festive në Vlorë kanë konstatuar dy raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes, të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, konstatuan se në lagjet "Hajro Çakërri" dhe "28 Nëntori", 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy