Katër raste me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Katër raste me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Katër persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e të infektuarve në 107.743. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar pesë pacientë, duke u bërë në total 105.315 pacientë të shëruar.

Janë testuar 1.386 persona, ku nga fillimi i pandemisë janë testuar 669.123 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2.258 pacientë. Numri i rasteve aktive është 170.

Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit në vend, 1 mijë e 365 persona kanë marrë vaksinën kundër këtij virusi. Ndërsa, deri tani 32 mijë e 975 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy