Gjyqtarët e Kushtetueses vendosin për largimin e Holta Zaçajt nga detyra më 10 mars

Gjyqtarët e Kushtetueses vendosin për largimin e Holta Zaçajt nga detyra më 10 mars

Pas tre seanca shtyrjesh, 7 gjyqtarët e Kushtetueses votojnë që Holta Zaçaj duhet të largohet në mars 2025 dhe jo siç ajo pretendonte, në fund të 2025-s. Seanca është mbajtur sot në orën 13:00. Zaçe mban aktualisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, në të cilën pasoi Vitore Tushen.

Holta Zaçaj nuk ka pranuar të largohet nga detyra, pavarësisht thirrjes së Gjykatës së Lartë, organi që e ka emëruar, për të deklaruar sot vakancën.

Zaçaj pretendonte se data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së saj si gjyqtare pasuese.

Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi: “ Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Holta Zaçaj, në datën 10.03.2025”.

Në arritjen e këtij përfundimi Gjykata vlerësoi se, neni 179, pika 3, i Kushtetutës nuk përcakton datën e mbarimit të mandatit, por vetëm vitin 2025. Edhe neni 86 i ligjit organik të Gjykatës përmban të njëjtin parashikim me normën kushtetuese. Po ashtu, dhe akti i zgjedhjes të kësaj gjyqtareje (vendimi nr. 2, datë 16.01.2023 i Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë) është shprehur se zonja Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese deri në kryerjen e përtëritjes në vitin 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy