Vrasja e biznesmenit në Sarandë, lihet në qeli autori i dyshuar/ Seanca mbahet në spital

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, lihet në qeli autori i dyshuar/ Seanca mbahet në spital

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Petro Nako” në Sarandë, nën masa sigurie, pasi mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.

 

Seanca gjyqësore është zhvilluar në ambientet e spitalit, për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Prokurorja e çështjes, kërkoi masën “arrest me burg” për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Shkatërrim prone” në bashkëpunim dhe “Kanosje” në bashkëpunim. Kërkesa u pranua nga gjyqtari, i cili vendosi izolimin e Voglit.

 

Megjithatë, Gjykata mbajti një tjetër qëndrim lidhur me cilësimin juridik të ngjarjes.

 Sipas vlerësimit paraprak të trupës gjyqësore, bazuar në aktet e administruara deri tani, ngjarja duhet të hetohet si “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si edhe për veprat “Moskallëzim i krimit” dhe “Shkatërrim prone” në bashkëpunim.

 

Ndërkohë, Gjykata la në fuqi masën “arrest në shtëpi” për 50-vjeçarin Viktor Ruçi. 

 

Ai ishte ndaluar nga policia të shtunën, pasi më herët ndaj tij ishte caktuar kjo masë sigurie për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. 

 

Pas shqyrtimit të kushteve të zbatimit të masës, gjyqtari vendosi që Ruçi të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në fshatin Gjashtë, pa të drejtë largimi.

 

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes Voglit dhe Ruçit kishte nisur për një shumë parash të pretenduar të papaguar, që lidhej me punësimin e bashkëshortes së Viktor Ruçit në lokalin në plazhin e Krorëzë.

 

Përplasja dyshohet se degradoi fillimisht në dhunë fizike me sende të forta dhe më pas në përdorimin e armëve të zjarrit, ngjarje që përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy