Gjyqtari-filozof i shpëton burgut

Gjyqtari-filozof i shpëton burgut

Ish-gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, i akuzuar për korrupsion i shpëton burgut.

Në fund të procesit gjyqësor, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot të pezullojë dënimin me 2 vjet burg që ai përfitonte nga gjykimi i shkurtuar (gjykata e dënoi gjithsej me 3 vjet) duke ia kaluar pjesën e mbetur të dënimit në shërbim prove.

Shyqyri Çobo akuzohet për “korrupsionit pasiv të gjyqtarit” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Po ashtu gjykata vendosi që Çobo të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 vjet burg si dhe ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike për 3 vjet.

Ky vendim u dha nga gjykata për shkak të moshës se tij në prag të pensionit.

Rasti i Çobos bëri bujë në media disa muaj më parë, për shkak të denoncimit të një gruaje nga Berati palë në një proces civil divorci, gjyqtari i të cilit ishte vetë ai.

Çobo i kishte bërë gruas rreth 300 telefonata dhe i çonte mesazhe gjatë gjithë kohës, duke i kërkuar lidhje intime.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy