Bënë për spital personin që po kontrollonin, AMP pezullon 3 efektivë të forcës “Shqiponja”

Bënë për spital personin që po kontrollonin, AMP pezullon 3 efektivë të forcës “Shqiponja”

Tre efektivë të forcës së posaçme të policisë “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra pasi gjatë kontrollit fizik të një drejtuesi mjeti, kanë kaluar në konfrontim fizik, duke bërë që i ndaluari të përfundojë në spital.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”. 

Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 8 maj rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy