
Një kryefamiljar në Mallakastër, është vënë në prangat e policisë i akuzuar për ngacmimin seksual të vajzës së tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe.
Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.



