
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:45 në Labinot Fushë. Në aksident janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



