
Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të ulta. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 42 raste të reja pas testimit të 920 personave të dyshuar për Covid.
Rastet janë raportuar në këto bashki: 22 në Tiranë, 8 në Fier, nga 2 qytetarë në Patos, Himarë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kuçovë, Berat, Devoll, Tepelenë.
Fatmirësisht, gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të pandemisë.
Janë 277 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,000 që nga fillimi i epidemisë.



