Serbia nis vaksinimin në veri të Kosovës

Serbia nis vaksinimin në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën e Pfizer, ndërsa interesimi i qytetarëve është shumë i madh, sidomos në mesin e të moshuarve, raporton portali serb i Kosovës, "Kosovoonline".

Fillimi i vaksinimit në veri të Kosovës u konfirmua edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 “Vaksinimi filloi në Leposaviq, dhe do të vazhdojë kudo në Veri. Fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, pastaj të tjerët” ka thënë Vuçiç.

Para Ambulancës në Leposaviq është parë sot rreshti i gjatë i personave që presin të vaksinohen. Vaksinimi do të fillojë më vonë sot në Mitrovicën e Veriut, dhe nesër në Zubon Potok dhe Zveqan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy