
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, i cili ka rezultuar me përplasjen e dy makinave.
Drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’, i identifikuar me inicialet P.Ll., ka përplasur mjetin tip ‘Renault’, ky i fundit drejtohej nga shtetasja I.M. Dy pasagjere kanë mbetur të plagosura si pasojë e këtij aksidenti dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



