
Është lënë në burg efektivi i forcave “Shqiponja” të Sarandës me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se Lavdosh Metaj nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishte për përdorim vetjak.
Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoj në seancën gjyqësore masën e sigurisë arrest shtëpie ose garanci pasurore. Kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
38-vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.



