Një aksident automobilistik në aksin Gjirokastër -Libohovë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Siç njofton korrespondentja e MCN tv nga Gjirokastra, një automjet tip Peugot ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi i shërbimit ku sipas raportimit nga aksidenti janë lënduar dy persona. Autoambulanca ka transportuar ne spital dy të lënduarit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, shtetasi J. V., duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. V., 32 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja S. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit), të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



