Prenë dru pa leje në Dibër/ Tetë persona nën hetim, mes tyre dy kryepleq dhe kreu i një Njësie Administrative

Prenë dru pa leje në Dibër/ Tetë persona nën hetim, mes tyre dy kryepleq dhe kreu i një Njësie Administrative

Policia në Dibër ka proceduar penalisht tetë persona për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Nisur nga kjo, janë proceduar penalisht nga Policia Kryeplaku i fshatit Selishtë e Sipërme me iniciale S. M., Kryeplaku i fshatit Selitë e Poshtme, me iniciale H. R., kryetari i njësisë Administrative Selishtë me iniciale F. M., si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim  krimi”.

Njoftimi i plotë:

Vijon zbatimi  i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 5 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Gjithashtu  procedohen penalisht për veprën penale "Moskallzim krimi", dy kryepleq fshatrash  dhe një kryetar njësie Administrative.

 Sekuestrohet  lënda drusore që u gjet e prerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë një jave kanë evidentuar dhe goditur 5  raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit : 

D. B., I. L., XH. F., A. S., XH. L., banues në Selishtë Dibër. Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të territorit në zonën e Selishtës, kanë evidentuar që shtetasit e lartëpërmendur kishin prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit : S. M., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Sipërme);  H. R., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Poshtme);  F. M., (Kryetar i njësisë Administrative Selishtë);  si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale  “Moskallzim  krimi”.

Materialet procedurale në ngarkim të  shtetasve të lartëpërmendur i  kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy