U gjendet drogë në kofanon e makinës, arrestohen shqiptarët në Itali

U gjendet drogë në kofanon e makinës, arrestohen shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë u vunë në pranga nga policia italiane pasi u kapën me lëndë narkotike.

Shqiptarët 38 dhe 27 vjeç, njëri rezident në Legano dhe tjetri në Rimini, janë arrestuar në zonën e Bisceglie-s, bëjnë të ditur mediat italiane.

Ata u pikasën nga policia teksa udhëtonin me një makinë sportive. Pas kontrollit, policia zbuloi të fshehur në kofano 3 kg marijuanë e cila ishte e ndarë në 6 pako të futura në një kuti kartoni të mbështjellë me peshqir.

Gjithashtu atyre iu gjetën edhe 2 730 euro, para këto që dyshohet të jenë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy