I premtuan martesë/ Si u shfrytëzuan për prostitucion në Tiranë dy shtetaset rumune

I premtuan martesë/ Si u shfrytëzuan për prostitucion në Tiranë dy shtetaset rumune

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion dy shtetase rumune. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacioni “Premtimi”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se dy shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugë nga dy shtetas kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve”, njoftoi zyrtarisht policia.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disajavore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi", në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia”. Ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi T. M. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri. Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht 2 shtetaset rumune me persona të tjerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy