
Nga dita e sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se nisi punimet në autostradën Tiranë-Durrës.
Punimet ishin parashikur edhe me herët dhe konsistojnë në riasfatimin e segmentit nga Qafa e Kasharit drejt Ures së Dajlanit në Durrës dhe anasjelltas.
Qarkullimi i automjete, sipas njoftimit, do të kryhet në një korsi. Më pas punimet do të vijojnë me ndërhyrjen nga Maminasi në drejtim të Sukthit, e më tej nga Maminasi në drejtim të kryqëzimit të Shkozetit.
Në varësi edhe të kushteve të motit ndërhyrja do të vijoje deri në datën 25 maj, paralajmëron ARRSH.
Me këtë rast, ky institucion thotë se qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar, ndërkaq u kërkohet shoferëve që të përdorin edhe rrugët alternative.
Punimet për këtë rrugë janë pjesë e mirëmbajtes dhe sigurisë rrugore me Bankën Botërore.



