Krim në familje në Durrës, djali vret babanë

Krim në familje në Durrës, djali vret babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një familje në Durrës, ku djali ka vrarë me thikë babanë.

 

Nga të dhënat paraprake mësohet se 45-vjeçari Marjan Kodheli ka qëlluar me thikë babanë Pjetër Kodheli 69 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

 

Krimi në familje është shënuar në zonën e Shkallnurit në Durrës, ndërkohë që policia ka nisur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. 

 

Dyshohet se autori i krimit vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Pas krimit ai është larguar nga banesa ku la babanë e pajetë, për tu kapur më vonë nga policia në zonën e Plazhit.

 

Nga ana e uniformave blu, po merren në pyetje familjarë dhe fqinj të viktimës dhe të dyshuarit, për të zbuluar më shumë në rrethanat që kanë çuar në krim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy