Një 70-vjeçar, i cili u aksidentua një ditë më parë me motor ka ndërruar jetë sot në spital.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Livadhja në bashkinë e Finiqit.
Sipas policisë, viktima është Kristo Kotika dhe ka qenë duke udhetuar me motorr kur ka humbur drejtimin dhe është përplasur më një bordurë. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandes me plagë të shumta në kokë dhe trup, por pavarësisht ndihmës mjeskore, nuk arriti të mbijetonte.



