Ndalojnë mjetin dhe i rrëmbejnë paratë drejtuesit, dy të arrestuar në Vlorë

Ndalojnë mjetin dhe i rrëmbejnë paratë drejtuesit, dy të arrestuar në Vlorë

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen se i kanë grabitur me forcë një shumë monetare një shtetasi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Storm 15”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i 2 autorëve të dyshuar, shtetasve Saimir Driza, 49 vjeç dhe Deljano Lushi, 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit Deljano Lushi, shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy