Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër.
Ngjarja u regjistrua në aksin Shkodër-Velipojë, në afërsi të Berdicës, ku automjeti tip 'Range Rover' doli nga rruga duke rënë në kanalin anësor.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti, ku për pasojë shoferi nuk ka parë kthesën e fortë duke humbur kontrollin e makinës e duke rënë në kanal.
Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije dhe as të tjera detaje për ngjarjen. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.



