Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 30 vjeçarin I.T., pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 44”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i shtetasit I. T. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Levan, në vendin e quajtur Krahës, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



