Aksidenti në Itali, pas nënës shqiptare vdes edhe djali 12 vjeç

Aksidenti në Itali, pas nënës shqiptare vdes edhe djali 12 vjeç

Behet edhe me tragjik bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Itali ku humbi jetën një 37-vjeçare shqiptare. Mësohet se pak orë pas aksidentit, ka ndërruar jetë edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Cona-s.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 19:00, mbrëmjen e së dielës në Padova, ku mbeti e vdekur në vend B.A. 37 vjeçe me banim në Barco. Kurse djemtë e saj E.A, 16 vjeç dhe D.A., 12 vjeç (ndërroi jetë pas disa orësh) dhe D.A, 2 vjeç, u transportuan në spital me plagë serioze.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja ishte duke udhëtuar me mjetin e saj ‘Alfa 156’ bashkë me fëmijët, kur u përplas me një furgon ‘Mercedez Vito’, ku udhëtonin 6 pjesëtarë të një familjeje.

Dyshohet se shqiptarja rezidente në rrugën Argante ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe zona ku ka ndodhur aksidenti njihet si një kthesë e rrezikshme ku kanë ndodhur aksidente edhe më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy