Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës, në aksin rrugor Orikum-Vlorë. Sipas policisë, makina ka marrë flakë teksa ishte në ecje, ndërsa është në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.



