Apeli lë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Apeli lë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës. 

 

Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. 

 

Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

 

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

 

Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollano kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy