Kanosi me jetë një person për motive pronësie, kapet me armë një person në Burrel

Kanosi me jetë një person për motive pronësie, kapet me armë një person në Burrel

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Burrel, duke vënë në pranga një person që kanosi me jetë për motive pronësie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje, po konfliktohej për motive pronësie dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Gjithashtu policia mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel (i dënuar më parë për vrasje).

Shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy