
Një konflikt me mjete prerëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Nikël, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.
Sipas policisë, rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit A. Xh. dhe G. Xh. dyshohet se kanë goditur me thikë shtetasit R. C., rreth 31 vjeç, dhe H. C., rreth 23 vjeç.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.



