
Një person ka përfunduar në spital i plagosur dhe një tjetër në prangat e policisë, pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dhe mjete të forta shtetasin L. P., 37 vjeç, banues në Ksamil.
Shtetasi L. P, është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.



