Lëvizte me pistoletë nëpër Vlorë, arrestohet 36-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Lëvizte me pistoletë nëpër Vlorë, arrestohet 36-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Arrestohet në Vlorë, Indrit Hita, 36 vjeç, i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model "Beretta" me një krëhër me fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "FAST".

Operacioni nga Forcat Operacionale pranë DVP në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri shoqërore, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Vihet në pranga 36-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me një krëhër me fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike apo qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore nga Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë për një person me rrezikshmëri për komunitetin i cili qarkullonte me armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Fast".

Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen "1 Maji" në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model "Beretta" me një krëhër me fishekë luftarak.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy