Prej tre ditësh, vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Halil të Fushë-Krujës vijon të digjet, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët e zonës.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura, disa vatra mbeten ende aktive.



