Dyshime për tjetërsimin e pronave/  12 masa sigurie për ish-funksionarë dhe përfitues të hipotekës së Durrësit

Dyshime për tjetërsimin e pronave/ 12 masa sigurie për ish-funksionarë dhe përfitues të hipotekës së Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, duke vënë në shënjestër një rrjet zyrtarësh, ish-zyrtarësh dhe personash privatë, të dyshuar për tjetërsimin e pronave përmes dokumenteve të falsifikuara.

 

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Durrësit ka caktuar 12 masa sigurie, që përfshijnë "arrest në burg", "arrest në shtëpi" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore".

 

Sipas hetimeve, personat e proceduar dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke shtetërore në pronësi të personave privatë, përmes falsifikimit të dokumentacionit dhe shkeljeve të procedurave ligjore.

 

Masat e sigurisë të caktuara nga gjykata janë:

 

Ramazan Sheshi – arrest në burg, i dyshuar për veprat penale të "Mashtrimit", "Falsifikimit të dokumenteve" dhe "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Adrian Kona – arrest në burg, i dyshuar për "Falsifikim të dokumenteve" dhe "Shpërdorim të detyrës".

Bledar Zerba – arrest në burg, i dyshuar për "Falsifikim të dokumenteve" dhe "Shpërdorim të detyrës".

Rovin Zeqja – arrest në burg, i dyshuar për "Falsifikim të dokumenteve" dhe "Shpërdorim të detyrës".

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për "Mashtrim" dhe "Falsifikim të dokumenteve".

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për "Mashtrim" dhe "Falsifikim të dokumenteve".

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për "Mashtrim" dhe "Falsifikim të dokumenteve".

Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për "Mashtrim" dhe "Falsifikim të dokumenteve".

Fiqeret Xhafa – detyrim për t'u paraqitur, i dyshuar për "Mashtrim", "Falsifikim të dokumenteve" dhe "Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Jonida Mergeja – detyrim për t'u paraqitur, e dyshuar për "Shpërdorim të detyrës".

Leandro Dervishi – detyrim për t'u paraqitur, i dyshuar për "Shpërdorim të detyrës".

Artur Çobani – detyrim për t'u paraqitur, i dyshuar për "Shpërdorim të detyrës".

 

Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar të tjetërsimit të pronave dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy