
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK.
Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ndaj Zarkës është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.



