
Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mesditën e sotme në Mirditë.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë, ku shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia



