Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor Divjakë-Lushnjë.
Në aksident janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin Mesut Malko, 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin Ismail Dervishi, rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ismail Dervishi.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin Mesut Malko, në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



