Një pedagog i Universitetit të Gjirokastrës është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, si pasojë e Covid-19.
Luis Seiti 41 vjeç, pjesë e stafit akademik të Universitetit “Eqerem Cabej” kishte më shumë se javë që ishte prekur nga koronavirus. Ai kishte refuzuar të shkonte në spital dhe po merrte mjekim në shtëpi.
Mësohet se pedagogu nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.



