Kakavijë / Sekuestrohen 39 kg kanabis, të dyshuarit largohen

Kakavijë / Sekuestrohen 39 kg kanabis, të dyshuarit largohen

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 39 kg kanabis sativa, në rrugën drejt liqenit të Kakavijës.
Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, policia ka konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine.

Menjëherë, policia është vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.

Por, të tre shtetasit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar, kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat. 
Në brendësi të çantave kishte 39 kg kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy