
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria” në Shkodër.
28-vjeçari Sh. B. duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, i riu ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacione paraprake -Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.



