Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ardjan Varrosi, 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës.
Sipas policisë, rreth orës 19:00 të datës 13 shkurt 2026, në banesën e tij në Qerret, pas një konflikti për motive të dobëta, Ardjan Varrosi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 42-vjeçares A.Varrosi, dhe më pas ka kërcënuar vajzën e tyre, e cila ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe njoftoi autoritetet.
Pas incidentit, shtetasi është vetëdëmtuar në pjesën e qafës me një mjet prerës dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, ku nuk ka pasur probleme serioze shëndetësore.
Materialet e ngjarjes janë dorëzuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.



